Transmetuar më 17-04-2014, 12:40

Lushnje, 17 prill 2014, NOA.al-  Arrestohen në flagrance nga policia e Lushnjes tre shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër, pasi  akuzohen për katër vepra penale.

Policia e Lushnjes bën të ditur se janë arrestuar shtetasit Adem Xhepexhiu, 51 vjeç,  Sokol Xhepexhiu, 44 vjeç, Bardhyl Xhepexhiu, 48 vjeç  dhe është  shpallur  në kërkim shtetasi Marjus Xhepexhiu, 25 vjeç, banorë në Lushnje.

Policia informon se arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u krye për veprat penale  “Prishje të rendit e qetësisë publike” “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, dhe “Shkatërrim pronë”, pasi rreth orës 01.50 të natës, në lokalin në pronësi të shtetasit  Adem Xhepexhiu në lagjen “Loni Dhamo” në Lushnje, këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Policisë për mbylljen e lokalit për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Më pas në bashkëpunim me njeri-tjetrin këta shtetas janë konfrontuar fizikisht duke goditur me mjete të forta punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Policisë si dhe dy mjetet e tyre.

Aktualisht një punonjës Policie ka marrë dëmtime në kokë dhe vazhdon të marrë mjekim pranë ambjenteve të spitalit, ndërsa dy punonjësit e tjerë pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë larguar. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit