
Pogradec, 17 prill 2014, NOA.al- Një sherr për motive pronësie për pak ka rrezikuar jetën e një 39-vjeçari, i cili është dhunuar me gurë nga dy vëllezër. Ngjarja ndodhi dje në lagjen nr.1 në Pogradec kur dy vëllezërit M.Pali, 39 vjeç dhe O.Pali, 34 vjeç, pas një konflikti, të çastit dyshohet se kanë goditur me gurë fqinjin e tyre J.F, 39 vjeç. Policia e njoftuar për ngjarjen nisi hetimet për të zbardhur rrethanat.
Nga hetimet e para rezulton se mes fqinjëve ka pasur konflikte të shpeshta për ndarjen e oborrit të banesave të tyre që ndodhen ngjitur me njëra-tjetrën.
Ata nuk kanë mundur të gjejnë një zgjidhje duke përdorur dhunë. Ditën e djeshme ata janë përballur sërish kur pas fjalëve fyese të ndërsjella, dy vëllezërit kanë goditur me gurë fqinjin, i cili u transportua në spital. Ndaj dy të dyshuarve policia nisi hetimet. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





