






Lufta për mbijetesë është aq e vjetër sa dhe vete bota. Jemi mësuar të shikojmë shpesh përplasje mes kafshëve për të mbijetuar dhe kuptohet gjithmonë kanë fituar më të fortët.
Por nuk na ka ndodhur të shikojmë ndonjëherë përplasje mes kafshëve si krokodilët me hipopotamët. Kafshe trup mëdha, por që nuk para ngatërrohen me njëra-tjetrën.
Shikoni pamjet spektakolare që ka shkrepur Marc Mol në lumin Zambias, në jug të parkut kombëtar, Luangëa, ku krokodilë të uritur po përgatiteshin për të ngrënë një hipopotam që kishte ngordhur më herët.
Një turmë hipopotamësh provoi të shpëtojë atë që kishte mbetur nga miku i tyre, por kur vunë re që ‘armiqtë’ ishin dhjetëra herë më shumë në numër, vendosën të tërhiqeshin. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





