Transmetuar më 17-04-2014, 09:14

Kapshticë, 17 prill 2014, NOA.al- Në 24 orët e fundit është shtuar ndjeshëm numri i shtetasve, të cilët po hyjnë në pikën kufitare të Kapshticës.
Shkak i shtimit të numrit të qytetarëve në kufi është kthimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët vijnë për të festuar festën e Pashkëve në Shqipëri.
Mësohet se pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, në 24 orë kanë hyrë 3182 shtetas me 838 automjete ndërsa kanë dalë nga kjo pikë kufitare 1552 shtetas me 431 automjete.
Polici informon se pala shqiptare po punon me 4 sportele, ndërsa pala greke vetëm me 2 sportele. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





