
Tiranë, 17 prill 2014, NOA.al- Gerti Pashja i akuzuar si organizator i rekrutimit të xhihadistëve shqiptarë për në Siri, del sot para togave të zeza. Në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ai do të njihet me masën e sigurisë “arrest me burg” të vendosur në mungesë ndaj tij, menjëherë pas arrestimit në Tiranë të 8 personave të tjerë të dyshuar për terrorizëm, pjesë e së njëjtës celulë, ku bën pjesë edhe 30-vjeçari.
Gerti Pashja u vu në pranga dy ditë më parë në Rinas menjëherë pas deportimit të tij nga Turqia.
Pak ditë më parë ai mohoi të gjitha akuzat, por pranoi se është për shtetin e Sherihatit, apo shtetin islamik.
Gerti Pashja deklaroi se nuk ka çuar asnjë person në Siri, por nga ana tjetër pranoi se në Siri po bëhet Xhihad, apo luftë e shenjtë.noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





