
Tiranë,17 prill 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 17 prill 2014.
Gazeta “Panorama”, hapet me shkrimin, “ Mori Ryshfet. Pranga gjyqtarit, fitues i çmimeve për poezi.
-Kastriot Islami: Si e menaxhuam krizën e kosovarëve në 1999.
-Shkoku i qelisë së Ilia Karelit, gardianin mund ta kisha vrarë edhe unë, na nxiu jetën.
Peticioni i Elbasanit, kryetarja e PS së Elbasanit: Edhe unë jam e papunë.
“Gazeta Shqiptare” hapet me shkrimin, “ Emrat e 445 firmave që përfitojnë rimbursimin e TVSH. Lista si ndahen 85 milion USD
-Themelohet Dhoma Kombëtare e Tregtisë. Rama: Mirënjohje Berishës.
-PS e Elbasanit: Akuzat ndaj Blushit janë shpifje anonime.
-“Territori”, Subashi: PD të reflektojë në orët e fundit .
Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “ PD shpall Topallin “puçiste”.
-Pacolli dhe Rama, ja platforma e bashkimit Kosovë-Shqipëri.
– Aksidenti tragjik tre të vdekur dhe 6 të plagosur.
Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin, “ Prishtina dhe Tirana: Të heqim Kufirin. Kryeministri Rama mbështete propozimin zëvendëskryeministrit të Kosovës Pacolli.
-Imami: Asnjë informacion për trafik droge në kohën time.
– Dokumentet e parlamentit të vitit 1991, ligji 7501 për tokën kaloi pa votim final.
-Reagon PS e Elbasanit: Duan të na përçajnë.
-PD denoncon tri emërimet e njerëzve me precendet penal.
Gazeta “MAPO”, hapet me shkrimin, “SMS-ja në celularin e ish-kryeministrit . Berisha: Çdo ditë në orën 2000 në Divjakë ngarkohet me drogë një avion. Ish-kryeministri rrëfen SMS-në që e informoi për trafikun e drogës në Divjakë dhe shton se implikimi i bazave ushtarake është i faktuar me dokumente. “Ka denoncime nga punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, që nuk mund të pranojnë situatën katastrofale të krijuar me Forcat e Armatosura”. Basha pyet Ramën: Bëj transparencë, a ke informacion për përdorimin e FA në trafik? Imami: në kohën tonë nuk ka pasur informacion për trafik droge.
-Barinjtë e Gjadrit: Kemi parë kontrolle ushtarake, por jo avionë të ulen në aeroport.
-Rama: Mirënjohje edhe Berishës e PD për çka bënë për Kosovën.
-Shehi: ka kohë për konsensus, protesta nuk do ndihmonte.
Gazeta “Koha Jonë”, ka si shkrim kryesor, “ Prokuroria firmos arrestet e para për gjyqtarët e korruptuar. Priten arrestime të tjera të bujshme edhe në radhët e politikës. Adriatik Llalla dhe Petrit Fusha gati me fletë arreste zyrtarësh. Nis stuhia antikorrupsion. Dhjetëra dosje janë bërë gati për të shkuar në gjykatë. Firma prokurorësh në gjithë Republikën dhe pranga së shpejti.
-Dy kryeministrat shqiptarë, Edi Rama dhe Hashim Thaçi, dje në qytetin e Kukësit.
-Kundëradmirali Kundret Çela: Ushtria nuk mund të jetë pjesë e trafikut të drogës.
Gazeta, “Shqiptare.com” hapet me shkrimin, “Ministria e Mbrojtjes. SHISH: Ushtria trafikonte droge ne kohen e Arben Imamit.
-Jaho: Ish-ministri të dorëzojë provat e trafikut të drogës, ndryshe 5 vjet burg.
-Perçarja ne PD . Deputetët e rinj përkrahin Bashën. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





