
Rusi, 17 prill 2014, NOA.al- “Ukraina gjendjet buze një lufte civile”. Ky ka qenë komenti i bërë nga presidenti i Rusisë, gjatë një telefonate me kancelaren gjermane Angela Merkel, në fokus të së cilës ishte situata në Ukrainë. Dy zyrtarët e lartë të Rusisë dhe Gjermanisë, zhvilluan mbrëmjen e së martës një bisedë të gjatë telefonike, disa orë pasi forcat e armatosura të Ukrainës e rimorën kontrollin ndaj një baze të vogël ajrore në pjesën lindore të këtij vendi, ku separatistët pro-rusë, në nëntë qytete, i kanë okupuar ndërtesat qeveritare dhe kapacitetet e tjera.
Dy lideret e vlerësuan të një rëndësie jetike, takimin e së enjtes në Gjenevë mes diplomatëve të Rusisë, Ukrainës, BE-së dhe SHBA-ve.
Operacioni i ushtrisë ukrainase në lindje të Ukrainës ka bërë që presidenti rus Vladimir Putin dhe Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, të zhvillojnë një bisedë telefonike për situatën atje. Kremlimi ka njoftuar se presidenti rus Putin i ka thënë sekretarit të OKB-së, se Kombet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të dënojnë përdorimin e forcës nga ana e autoriteteve ukrainase në Ukrainën lindore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





