Transmetuar më 16-04-2014, 21:11

SHBA, 17 prill 2014, NOA.al- Lideri i Al Qaeda’s në Jemen ka paralajmëruar sulm të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një video 15 minutëshe që është publikuar para pak kohësh dhe është postuar në një faqe të përdorur nga islamistët, shfaq këtë grup duke pritur lirimin e disa të burgosurve të Al Qaedes.
“Armiqtë tanë. Të nderuar vëllezër, duhet ta kujtojnë se ne gjithmonë do ta luftojmë armikun më të madh. Ky paralajmërim vlen për Amerikën”, thotë Nasser al – Wuhaishi në këtë video.
Në video anëtarët e grupit flasin mes vetes në lidhje me armatimin që u duhet për ta kryer një sulm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





