Transmetuar më 16-04-2014, 20:38

Ky është horoskopi ditor për ditën e enjte, 17 prill që ju sjell Noa.al.  Gjysma e parë e ditës së sotme nuk do të  jetë shumë e favorshme. Jeni të prirur të merrni vendime spontane, të cilat më shumë janë të ndikuara nga emocionet dhe mungesa e humorit.

Dashi

Vendosmëria do të jetë karakteristika kryesore e juaja sot, e cila do të ecë krah për pah me ndershmërinë.  Nevoja juaj për mirëkuptim, ngrohtësi njerëzore, rehati fizike do të jetë mjaft te forta tek ju sot.  Problemet familjare duhet t’i merrni shumë seriozisht.

Demi

Kjo është një kohë e mrekullueshme për të qëndruar me familjen tuaj, për t’u relaksuar dhe bërë pazare.  Sot do të ndiheni mjaft mirë dhe do të jeni të përfshirë nga një ndjenjë rehatie, të cilën do ta gjeni në familjen tuaj.

Binjakët

Nuk do të ishte një humbje kohe për ju sot nëse do të përqendroheni më shumë tek çështjet familjare.  Tashmë e keni kuptuar se familja është e rëndësishme, preokupimi dhe shqetësimi për ta është i drejtë.

Gaforre

Do të jeni të përfshirë nga situata nervoze sot. Duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse në momente jo të favorshme mund të humbisni durimin dhe të ofendoni njerëz që nuk duhet.  Streset familjare, ngarkesa në punë apo problemet në biznes do të jenë prezent sot, por mundohuni të mbani situatën nën kontroll.

Luani

Do të keni një ditë të ngarkuar me aktivitete sot. Duhet të dini të mbani nën kontroll emocionet, sepse reagimi në momente jo të duhura mund të shkaktojnë probleme.  Duhet të lini pas dore kujtimet e vjetra pasi mund të shkaktojnë vetëm emocione negative.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë, e cila do të mbahet mend nga ju pasi do të sjellë  një ndryshim për mirë.  Do të hidhni bazat për një projekt që ka kohë që e diskutoni. Por mos u nxitoni, duhet të tregoheni pak të duruar pasi ngas durimi askush nuk ka humbur.

Peshorja

Nuk do të jetë një ditë shumë e mirë sot. Jeni i lodhur dhe kjo reflektohet në çdo qelizë tuajën. Një konflikt apo mos marrëveshje me partnerin do t’jua trazojë edhe më shumë qetësinë. Duhet të jeni më të vëmendshëm për gjërat që ju rrethojnë.

Akrepi

Do të vini në zbatim projektet tuaja. Duke qenë se jeni një natyrë imponuese do të bëni çmos që të arrini qëllimin qe i keni vënë vetes.  Por duhet të keni parasysh faktin, se nëse doni të arrini synimin tuaj, mos humbisni qetësinë.

Shigjetari

Sot do të jetë një ditë e mirë për ju, do të shikoni vetëm përpara dhe do të arrini të realizoni me sukses projektet tuaja, si në aspektin profesional, ashtu dhe në atë familjarë apo shpirtëror. Duhet të bëni çmos që të mbani nën kontroll emocionet tuaja.

Bricjapi

Atmosfera në lidhje me partnerin dhe familjen tuaj është ende e elektrizuar.  Por duhet të mbani situatën nën kontroll nëse doni të arrini synimet që i keni vënë vetes.  Jeni tip ambicioz dhe kjo do t’ju bëjë të shikoni përpara.

Ujori

Sentimentalizmi juaj është në rritje sot.  Emocionet dhe dhembshuria janë dy karakteristika, të cilat do t’ju ndjekin sot në punë dhe në familje.  Por duhet të mbani sentimentalizmin brenda kufijve dhe mos e teproni.

Peshqit

Ndjenjat tuaja janë shumë të fuqishme sot ndaj duhet të tregoni kujdes të mos i manifestoni në çdo moment.  Ju mund të ndiheni të dëshpëruar por kjo situatë do të kalojë shumë shpejt dhe gjërat do ti kthehen normalitetit.  /e.gj/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit