Transmetuar më 16-04-2014, 20:26

Tiranë, 17 prill 2014, NOA.al- Pas publikimit të lajmit për arrestimin e gjyqtarit në Korçës, për korrupsion, ka ardhur edhe reagimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, bën të ditur se, “pasi është vënë në dijeni përmes mediave për arrestimin e gjyqtarit Dhimitër Pojanaku, inkurajon Prokurorinë në hetimin e këtij rasti”.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë deklaron se,  “do të mbështesë dhe do të bashkëpunojë pa asnjë rezervë me çdo institucion shtetëror për hetim objektiv ndaj çdo gjyqtari të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme apo korruptive”. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit