
Gjirokastër, 17 prill 2014, NOA.al- Në kuadër të operacionit të koduar “Skrapi”, u bë i munduar arrestimi i një inspektori të Hetimit Tatimor.
Sipas policisë personi i arrestuar është shtetasi Marion Hasanaj, i cili akuzohet për korrupsion pasiv.
Arrestimi i tij u bë nga sektori i antikrimit ekonomik në Gjirokastër, pasi ky inspektor i kishte marrë 60 mije leke të reja pronarit të një firme skrapi, ndërsa një ditë më parë i kishte marrë 150 mije lekë të reja.
Pronari kishte mungesë dokumentacioni dhe për të shpëtuar nga gjoba kishte dhënë para.
Gjithashtu policia informon se gjatë këtij operacioni kanë nisur procedimi penal edhe për tre inspektorë të tjerë të hetimit tatimor i inicialet e të cilëve janë T.B, F.SH dhe F.Q. /K.K/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





