









Zyrtarët e Koresë Jugore thonë se afro 300 vetë ende konsiderohen të zhdukur pas fundosjes së një anijeje në pjesën jugperëndimore të bregdetit të këtij vendi.
Në anije ishin 450 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, kur ajo u fundos.
Zyrtarët kanë konfirmuar se dy vetë kanë vdekur dhe 164 kanë shpëtuar. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi këtë fundosje.
Zyrtarët thanë se 325 vetë në anije ishin studentë nga një vendbanim afër kryeqytetit Seul.
Dhjetëra anije, helikopterë dhe zhytës, u janë bashkuar kërkimeve për t’i gjetur ata që eventualisht kanë shpëtuar.
Marina e Shteteve të Bashkuara tha se një anije e saj, po ashtu, do t’i bashkohet operacionit të kërkimit.
Raportet në Korenë Jugore thonë se shumë njerëz janë zënë brenda anijes, në çastin kur ajo është fundosur. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





