
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, kalimi i nje sisemi frontal nga jugperëndimi drejt pellgut të Mesdheut do të ndikojë edhe në territorin shqiptar vranësira dhe shira. Më të dendura shirat do të paraqiten në zonat jugore dhe juglindore.
Po ashtu edhe pasdija do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e vendit. Gjatë natës do të ketë dobësim të ndjeshëmë të shirave në vend.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime gjatë vlerave të mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor dhe jugperëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të jetë 3- 4 ballë.
Europa
Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të përfshijnë pellgun e Mesdhut dhe gadishullin e Ballkanit duke ndikuar vranësira dhe shira në këto rajone të kontinentit. Më problematike situata do të jetë në Ballkanin verior ku shirat do të jenë intensive. Po ashtu me vranësira dhe shira paraqiten Britania e Madhe dhe vendet nordike por shirat në këto rajone do të jenë të përkohshëm.
Për sa i përket pjesës tjetër të Europës do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





