













Ata më në fund zyrtarizuan historinë e tyre të dashurisë në martesë. Këngëtari i famshëm i grupit Backstreet Boys, Nick Karter 34 vjeç, u martua me të fejuarën e tij Lauren Kitt.
Por fotografitë nga ceremonia martesore janë botuar në revistën “InTouch”, ku mësohet se dasma u mbajt në Santa Barbara, California.
Vetë Nick ka treguar se gjatë ceremonisë së martesës që të dy kanë qenë tejet të emocionuar, gjë që tregohet edhe nga lotët e lumturisë së Lauren.
Ndërkohë lidhur me të pranishmit në ceremoni këngëtari 34 vjeçar deklaroi se, “Njerëzit që doja të ishin aty, ishin dhe kjo ka rëndësi”.
Por ajo që u vu re në ceremoni, ishte mungesa e vëllait të tij, gjithashtu këngëtar Aaron Karter.
Ceremonia e martesës së Nick dhe Lauren ishte tejet emocionuese, gjë që bëhej edhe më e ëmbël nga ambienti me lule të këndshme përreth. Nick në kohën e kulmit të suksesit të grupit të Backstreet Boys ishte idhulli i mijëra e mijëra femrave./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





