Transmetuar më 16-04-2014, 11:59

Tiranë, 16 prill 2014, NOA.al- Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Laura Vorpsi, deklaroi se Rilindja e Edi Ramës i mori jetën një gruaje në Korçë, duke e çuar në vetëvrasje pas largimit nga puna pa motiv ligjor.

Ajo paraqiti tre raste, duke nënvizuar se nëpëmjet tyre tregohet se se si funksionon meritokracia e kësaj qeveria, kodi etik dhe shanset e barabarta pikërisht në Korçë.

“Drejtor i Metrologjisë është emëruar Muharrem Meko, ish-kryetar i PS-së në Korcë, i dënuar nga Gjykata për veprën penale të pengimit të vendimit gjyqësor. Në krye të kualifikimit profesional, është emëruar Anxhela Taho, kryetarja e FRESH-it, e cila është e përfshirë në hetimet e prokurorisë si organizatorja e blerjes së votave për zgjedhjet lokale në Korçë, e kapur në flagrancë me zë e me figurë. Drejtor i Shërbimit Pyjor në Korçë, është emëruar Arsen Selimi, ndaj të cilit një gjykatë në Amerikë ka vendosur t’i refuzojë qëndrimin atje dhe ta kthejë në Shqipëri me akuzën e dhunës në familje dhe të mashtrimit. A mund të na thotë z.Rama se cilin nen të kodit të etikës ka zbatuar në këto tre emërime”, deklaroi Vorpsi.

Në vijim ajo shtoi se në kodin e etikës, Rama është angazhuar për transparencë dhe përgjegjshmëri ndaj publikut.

Në këtë linjë Vorpsi kërkoi nga Kryeministri që ti thotë publikut, se cilin nen të kodit ka respektuar ai, në rastet që janë denoncuar dhe denoncohen çdo ditë me emërimet e personave me precedent penalë, në zyrat e punës, në CEZ, në sektorët kyç të Ministrive, në drejtoritë rajonale, nga Korça, Kavaja, Tropoja e kudo në Shqipëri./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit