Transmetuar më 16-04-2014, 11:41

Shkodër, 16 prill 2014, NOA.al- Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Nga të dhënat e para siç raporton Noa.al, mësohet se si pasojë e shpërthimit të bombolës dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në katin e dyte të një pallati në lagjen “Xhabije”, rreth orës 11:30 minuta të paradites së sotme, në momentin kur i zoti i shtëpisë së bashku me shitësin e bombolës së gazit po e montonin atë.

Sipas policisë, bombola kishte pësuar rrjedhje dhe për pasojë ka shpërthyer.

Të plagosur kanë mbetur i zoti i shtëpisë Agim Çoku 59 vjeç si dhe shitësi i bombolës së gazit Qerim Çela 42 vjeç.

Mësohet se Çela, i cili shiste bombola gazi kishte sjellë në banesën e Çokut një bombol dhe ai kishte kërkuar që ta ndihmonte me montimin e saj në ballkon.

Policia informon se i zoti i shtëpisë është rëndë dhe ka djegie në të gjithë trupin.

Nga policia ngjarja është cilësuar si aksidentale. /k.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit