
Ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e parashikuar fillimisht për t’u luajtur në Prishtinë, përfundimisht do të luhet në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë, citon Supersport.
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë bërë të ditur se stadiumit të Prishtinës i duhet ende kohë për rikonstruksionin, ndaj dhe takimi kundër turqve do të luhet në Mitrovicë.
“Ne kemi pasur një takim javën e kaluar me zyrtarë të Komunës dhe Ministrisë së sportit ku kemi biseduar për investimet në stadiumin e Prishtinës.
Gjendja e stadiumit është e rëndë dhe rinovimi merr kohë, për këtë arsyeje ndeshja ndaj Turqisë me 99 për qind do të luhet në Mitrovicë, në stadiumin Adem Jashari”, është shprehur Eroll Salihu, sekretari i FFK-së.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





