Transmetuar më 16-04-2014, 10:00

Tepelenë, 16 prill 2014, NOA.al- (Në përditësim) Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve.

Aksidenti ka ndodhur sot paradite pranë fshatit Kaparaj ku janë përplasur tre makina, mes tyre një furgon, çka ka çuar edhe në bilancin e rëndë të ngjarjes.

Një furgon mallrash me targa AA 881 GJ, i cili shkonte drejt Fierit dyshohet se është bërë shkak për përplasjen e automjeteve.

Viktimat janë Shkëlqim Zaimi, Roald Mani dhe drejtuesi i fugonit, ende i paidentifikuar. Të plagosur kanë mbetur Armando Jahaj 36 vjeç, Teki Hoxhaj 65 vjeç, Dallëndyshe Hoxhaj 58 vjeçe, Alket Hoxhaj 2 vjeç dhe Arben Merkaj 3 vjeç.

Ngjarja

Furgoni i mallrave me targa AA 881 GJ është përplasur fillimisht me një automjet tip Renault me targa AA 955 DX  duke shkaktuar dy viktima, dhe më tej me makinën tip Benz në të cilën mbetën të plagosur 5 persona nga një familje, mes tyre dy fëmijë 2 dhe 3 vjeç.

Pasi është përfshirë në përplasjen e dytë me automjetin Benz, furgoni është rrotulluar 3-4 herë duke përfunduar në anë të rrugës.

Kurse makina Renault, pas goditjes nga furgoni, është përplasur me një kamion me targa TR 06 99 F, i cili qëndronte i parkuar në anë të rrugës, pasi shoferi kishte ndaluar për të mbushur ujë.

Nga aksidenti gjeti vdekjen drejtuesi i furgonit me targa AA881GJ si dhe dy persona që gjendeshin te makina “Renault” me targa AA 955 DX , Shkëlqim Zaimi dhe Roard Mani.

Në makinën “Benz” me targa AA 746 DA, udhëtonin 5 familjarë që u plagosën, Armando Jahaj, Arben Merkaj, Teki Hoxhaj, Alket Hoxhaj dhe Dallëndyshe Hoxhaj.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca policie për të kryer procedurat e rastit dhe hetimet mbi shkaqet e tragjedisë rrugore. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur prej lagështisë në rrugë dhe shpejtësisë së madhe të mjeteve./a.y/noa.al/

VIKTIMAT (Në automjetin tip Renault) Shkëlqim Zaimi Roald Mani Drejtuesi i fugonit, ende i paidentifikuar

TE PLAGOSURIT (Në automjetin tip Benz) Armando Jahaj 36 vjeç Teki Hoxhaj 65 vjeç Dallëndyshe Hoxhaj 58 vjeç Alket Hoxhaj 2 vjeç Arben Merkaj 3 vjeç

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit