Transmetuar më 16-04-2014, 09:52

Gramsh, 16 prill 2014, NOA.al- “Prill 2014” u kodua operacioni i policisë së Gramshit, i cili bëri të mundur arrestimin e dy personave të akuzuar për një sërë vjedhjesh.

Më konkretisht bëhet fjalë për 44 vjeçarin Elson Hoxha, dhe 45 vjeçarin Luan Xhika që të dy me banim në Shtëpanjë të Elbasanit.

Ndalimi i tyre u be pasi, Gjykata e Elbasanit, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhjes në bashkepunim  dhe shkatërrim të rrjetit elektrik”.

Në vijim të hetimeve u bë e mundur që të zbulohen dhe dokumentohen disa vjedhje të kryera nga dy të arrestuarit.

Më saktësisht Hoxha dhe Xhika akuzohen për vjedhjen e transfomatorit të kabinës elektrike në fshatin Vreshtëz-Gramsh; Vjedhjen dhe shkatërrimin e rrjetit elektrik në fshatin Qerret-Gramsh; Vjedhjen e transfomatorit të pompës së ujit të pijshëm në fshatin Cerujë-Gramsh.

Ndërkohë nga ana e uniformave blu po punohet per kapjen e autorëve të tjerë të cilët mudn të jenë përfshirë në këtë rast, apo edhe në vepra të tjera penale./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit