
Librazhd, 16 prill 2014, NOA.al- Një kryefamiljar nga Librazhdi ka denoncuar në polici bashkëshorten e tij.
Siç raporton Noa.al, kryefamiljari me iniciale Gj.H., ka denoncuar të shoqen 25 vjeçare me iniciale R.H., se ka braktisur banesën dhe ka lënë fëmijët e mitur me moshë 2 dhe 4 vjeç.
Në dëshminë e tij burri ka thënë se gruaja është larguar nga banesa para katër ditësh duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur, të cilët i kishte lënë vetëm në banesë duke humbur gjurmët.
Më tej burri ka pranuar xhelozinë e tij ndaj të shoqes, duke shtuar se prej debateve që kishin prej kohësh, gruaja e cila ishte bijë në të njëjtin vend me të shoqin qëndronte më shumë tek të afërmit e saj se sa në shtëpi. Po ashtu ai ka ngritur dyshimet se 25 vjeçarja mund të jetë larguar me një mashkull tjetër pasi e kishte parë disa herë duke folur fshehurazi në telefon.
Nga ana e uniformave blu bëhet e ditur se gjendja ekonomike e familjes ishte e rënduar dhe se gruaja kishte shpesh pakënaqësi.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Braktisje fëmije”, ndërsa vijon puna për zbulimin e arsyeve që e shtyn gruan drejt një veprimi të tillë./k.k/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





