Transmetuar më 16-04-2014, 09:25

Tiranë, 16 prill 2014, NOA.al- Një operacion i policisë bëri të mundur arrestimin e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Siç raporton Noa.al, i ndaluari është 40 vjeçari Pavlin Florini, lindur dhe banues në Fushë Arrëz.
Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Brukselit e ka dënuar me 7 vjet burgim për veprat penale të “Trafikimit të qënieve njerëzore”, dhe “Shfrytëzimit për prostitucion”.
Ndalimi i tij u bë pas bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj belge, vend ku Florini ishte shpallur në kërkim./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





