Transmetuar më 16-04-2014, 09:13

Ai mund të jetë vetëm 8 muajsh, por princi George ka rrëmbyer vëmendjen mbi vete gjatë mbërritjes bashkë me prindërit në Sidnei të Australisë.

Teksa mbahej në krah nga nëna e tij, George u vu në objektivin e fotografëve ku i veshur i gjithi me të bardha dukej tejet i këndshëm, ndërsa nga pantallonat e shkurtra dukeshin këmnbët e tij bullafiqe.

Ndërkohë nëna e tij Kate Middleton u pa tejet elegante teksa zbriste nga avioni Air Force, e veshur me një fustan të verdhë i cili i nxirrte në pah linjat elegante të saj.

Ndërsa ashtu si pritej tejet elegant dukej edhe princi William, i cili i veshur me një kostum me ngjyrë blu të errët dukej tejet i hijshëm.

Çifti mbretëror u prit në Australi ku nisin vizitën e tyre zyrtare disa ditore, nga një numër i madh njerëzish, ndërsa binte në sy edhe një vajzë e vogël me një bluzë ku shkruhej “Marry me George” (Martohu me mua George)./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit