
Gjirokastër, 16 prill 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së Gjirokastrës i koduar “Shpërndarësit” bëri të mundur goditjen e një grupi që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë agjencisë Noa.al, se u bë arrestimi në flagrancë i tre të rinjve të cilëve iu gjetën me vete pako me marijuanë gati për tu shparndarë.
Më konkretisht të arrestuarit në flagrancë janë A. Lena, R. Plaku dhe I. Qafa. Ndërkohë nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në shpërndarjen e drogës, si dhe për furnizuesit me lëndë narkotike të tre të rinjve./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





