Transmetuar më 16-04-2014, 08:19

Tiranë, 16 prill 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e mërkurë, 16 prill 2014.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Për punësimet, peticion kundër Blushit: Po krijon grup anti-Rama".

Tituj të tjerë janë; “Motra e Kryekomisarit: Arben Frroku e kërcënoi Dritan Lamaj se do ti vriste gruan dhe vajzën”

“Vetëvrasja e fëmijës, akuzë dëshmitarëve të Jehovait”.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Plas kryengritja në PD. Topalli i kërkon llogari Bashës, pjesë e debatit edhe Vokshi dhe Bregu”.

Tituj të tjerë janë; “Transferimi i të dënuarve, zbulohet konventa me Athinën”.

“Ish-të përndjekurit jepet kësti i parë”.

“Lirohen gardianët, avokati i Kumes: U dënua në fshehtësi edhe me 8 vjet burg”.

Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin, “SHIU u angazhua në kërkim thesaresh. Ekspedita për të gjetur flori në Mokër”.

Tituj të tjerë janë; “Zhduken dosjet e inspektimit të gjyqtarëve”.

“Kuksi, kryeqendër e shqiptarëve për një ditë”.

“Nasip Naço kallëzon penalisht paraardhësin e tij Eduard Halimi”.

Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin, “Korrespodenca sekrete 2012/ 2013/ 2014. Dyshimet e SHISH për trafik droge në aeroportet ushtarake. Zbulohet korrespondenca mes Shërbimit Informativ, Policisë Ushtarake dhe Ministrisë së Mbrojtjes për sinjale që flasin për një trafik të mundshëm narkotikësh nga aeroportet ushtarake”.

Tituj të tjerë janë; “Mimi Kodheli: Akuzat, tullumbace pa ngjyrë, Prokuroria lë për të dëshiruar”.

“Motra e Lamajt: Frroku e kërcënoi tim vëlla me jetën e së bijës”.

“KLD shkarkon 1 gjyqtar, katër të tjerët ia hedhin me vërejtje”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Dueli i grave në PD. Në Partinë Socialiste gratë kanë marrë realisht monopolin e qeverisjes dhe të drejtimit në çdo sektor të pushtetit ekzekutiv. Në selinë blu, akoma nuk dihet roli i secilës grua politikane, pasi disa ngrihen dhe të tjera ulen nga “kali” i pushtetit politik”.

Tituj të tjerë janë; “Ben Blushi: Shqiptarët rrezikohen seriozisht nga islami politik”.

“Provimi i Shtetit, gati testimi i praktikës së infermierëve”.

“Projektet e Ministrisë së Mbrojtjes, 5 marrëveshje me Turqinë”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit