Transmetuar më 16-04-2014, 01:29

Në Kinë ku Apple po prodhon celularin e saj më të fundit, është publikuar një fotografi, ku shfaqet paneli i iPhone 6. Kësaj radhe duket se telefoni i ri Apple vjen me dimensione më të mëdha të ekranit.

Fotografia e publikuar nga iPhonote shfaq madhësinë e iPhone 6, e cila ka një diagonale prej 4.7 inç dhe krahasohet me ekranin e iPhone 5S, madhësia e të cilit është 4 inç.

Pamja e panelit të zbuluar në internet shihet se është prej 4.7 inç dhe sipas të gjitha gjasave, ekrani i iPhone 6 do të jetë edhe më i gjerë por edhe më i madh sesa paraardhësi i tij.

Kjo është pamja më e re e iPhone 6 që vjen nga Kina, vendi ku kompania Apple e bën prodhimin e telefonave të saj dhe prej nga i kontrakton disa prej komponentëve kryesorë të telefonit.

Pritjet tashmë janë që Apple të lançojë dy versione të reja të iPhone 6, njëri prej të cilëve do të vijë me ekranin prej 4.7 dhe tjetri me 5.5 inç, ndërsa koha e prezantimit zyrtar të telefonave të rinj pritet të jetë tremujori i tretë ose i katërt i këtij viti.

Kurse foto më poshtë sugjeron se ky është iOS 8, versioni më i ri që pritet të dalë brenda vitit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit