Transmetuar më 15-04-2014, 21:08

Michelle Obama ka një look të ri, i cili duket enkas për Pashkët. Pas balukeve të famshme të sajm për zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është radha e versionit të lulëzuar me dekorime të Pashkës.
Kjo dhuratë u bë nga një vajzë e një paciente të shtruar në spitalin “Walter Reed” në Washington.
Ndërsa vizitonte spitalin, Michelle mori pjesë në një seancë për krijimin e kartolinave për urimet e pashkës.
Një nga 14 fëmijët e pranishëm në këtë aktivitet ngjiti me ngjitës, lule në fytyrën e Michelle. Ndërkohë kjo e fundit deklaroi lidhur me këtë ngjarje se, “Kjo është pjesa më e mirë e ditës”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





