
Marrëdhëniet nuk shkojnë të gjitha keq, por 80% e tyre kanë probleme dhe një pjesë e tyre nuk zgjat përgjithmonë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të përpiqeni për një gjë të tillë. Mirëpo duher të dini se kur i hyni një lidhje, veçanërisht meshkujt humbasin së paku 10 gjëra të rëndësishme.
Shoqet femra– Tashmë për shkak të përfshirjes në një lidhje, koha dedikuar shoqeve është gjithnjë e më pak. Mbi të gjitha partnerja juaj ju shtyn që të pakësoni shoqet tuaja.
Fundjavat tuaja– Nëse në kohën tuaj të lirë ju keni nevojë të pini një birrë me shokët, tani që jeni i përfshirë në një lidhje serioze, koha e lirë dhe fundjava duhet ti dedikohet vetëm partneres.
Argëtimet e rastit– Flirtimi është gjëja e parë që merr fund, pasi kur jeni të përfshirë në një lidhje serioze i keni kufijtë e ndarë me femrat e tjera. Duke shmangur në maksimum ndjenjat e momentit, ju humbni një argëtim dhe emocion të këndshëm.
Vetëkënaqësia– Nëse më parë pinit duhan lirisht, kthenit ndonjë gotë më tepër apo keni ndjenjur jashtë deri në agim për tu kënaqur, kjo gjë nuk do të ndodhë më. Pasi kur të ktheheni në shtëpi, do të përballeni me partneren, e cila do iu mbysë me pyetje, dhe do shfryjë gjithë inatin mbi ju. Kështu nëse doni një kohë vetëm për veten tuaj dhe kënaqësinë tuaj, duhet të planifikoni gjatë për të.
Daljet tuaja– Kur gjërat ishin më pak të rëndësishme me partneren tuaj, ishte më e lehtë që të dilnit lirisht. Mirëpo nëse gjërat bëhen serioze, ju duhet të merrni “leje”, pse jo të hiqni dorë prej disa daljeve.
Pavarësia financiare– Shpesh lidhjet nuk përfundojnë vetëm në lidhje emocionale, por edhe në ato financiare. Kështu ju nuk do të keni të drejtë të prishni asnjë dyshkë pa dhënë llogari.
Mundësitë tuaja– Thuhet që një mashkull është i mbushur me mundësi, por kjo nuk është tërësisht e vërtetë, nëse i qëndrohet besnik partneres. Tashmë edhe mundësitë do të kufizohen, në bazë të dëshirave të saj.
Planet tuaja– Nuk është egoizëm që të mbroni planet tuaja të ardhshme. Në fakt kjo është e nevojshme, por sapo gjërat nisin të bëhen serioze me partneren, një pjesë e planeve tuaja, marrin një tjetër kthesë.
Hapësirën tuaj– Çdo mbret ka nevojë për kështjellën e tij, por nëse në të ka një mbretëreshë gjërat komplikohen. Shpesh angazhimet në bashkëjetesë reduktojnë në maksimum hapësirën tuaj.
Identitetin tuaj– Kur keni nisur një lidhje të përbashkët, edhe interesat tuaja janë të përbashkëta, vlerat dhe pasionet. Në këto kushte edhe identiteti bëhet i përbashëkt. Thuajuni jo disa imponimeve dhe ruani identitetin tuaj./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





