Transmetuar më 15-04-2014, 19:29

Kur lani flokët në mënyrë që të mos pleksen dhe krijohen nyje, pas shampos përdorni rregullisht balsam. Përqendrohuni kryesisht në pjesën e majave, pasi majat e prishura janë ato që krijojnë më shumë nyje.

Lajini flokët me ujë të rrjedhshëm si dhe shpëlajini mirë, ku shpëlarja e fundit duhet bërë me ujë të ftohtë, pasi ftohtësia e tij i bënë flokët më të drejtë dhe shmang krijimin e nyjeve.

Kur i fshini me peshqir, shmangni tharjen dhe fërkimin fortë. Ideale do të ishte edhe përdorimi i një spraj për shkriftimin e tyre.

Nëse keni flokë shumë të gjatë bëni mirë që para se të bini për të fjetur ti mblidhni ose ti pleksni gërshet, në mënyrë që të mos ngatërrohen.

Por nëse edhe pas këtyre këshillave vijoni të keni nyja, atëherë idealje do të ishte që të prisnit majat./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit