Transmetuar më 15-04-2014, 19:03

Tiranë, 15 prill 2014, NOA.al- Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaron se Kryeministri Edi Rama, “Ka frikë nga transparenca si djalli nga temjani!”

Në vijim të qëndrimit të tij, ai thotë se akuzave të bazuara në dokumenta të opozitës për përdorimin e bazave ushtarake për transport droge nga Edi Rama, ky i fundit iu përgjigj me një akt antikushtetues.

“Ai sot urdhëroi deputetët e tij në Komisionin e Sigurisë të hedhin poshtë me vota kërkesën e deputetëve të PD për paraqitjen nesër në Komisionin e Sigurisë të znj.Kodheli për të dhënë shpjegime mbi përdorimin e bazave ushtarake për transport dhe trafikim droge. Me këtë akt absurd Rama vetëm provon vërtetësinë e akuzave të opozitës sikundër dëshmon se njëri nga motivet bazë të përpjekjes së tij për të marrë kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të vendit është për të patur dorë të lirë për përdorimin e bazave të ushtrisë për transportin e drogave të forta. Si përfundim, Rama sot tha me vota se nuk lejoj opozitën të më kontrollojë për drogë. Ai ka frikë nga transparenca si djalli nga temjani!”, shkruan Berisha në një postim të tij në Facebook.

Ai shton se protesta është përgjigja e merituar ndaj Ramës që po shndërron Shqipërinë në epiqendër të trafikut zyrtar të drogave të forta./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit