Transmetuar më 15-04-2014, 17:52

Plot 15 vite pas eksodit, qyteti i Kukësit do të jetë përsëri kryeqendra e shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Ndryshe nga atëherë, këtë 16 prill, falë mbështetjes së AMC, Kukësi do të kthehet në një qytet argëtimi me muzikë, këngë, festa dhe aktivitete të tjera që do të zhvillohen në sheshin kryesor. AMC ka vendosur të jetë pjesë e aktiviteteve që do të zhvillohen në Kukës.

Këngëtarët dhe DJ më të njohur të Shqipërisë dhe Kosovës si Vesa Luma, Soni Malaj, Samanta Karavello, Alban Skënderaj dhe Dren Abazi janë së bashku në koncertin madhështor të AMC-së. Të mërkurën në orën 17:00 në sheshin kryesor nis festa e madhe, e menduar si vendi i argëtimit dhe takimit të miqve që iu gjendën pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira.

Festa do të jetë e larmishme, ku nën ritmet e muzikës së zgjedhur të gjithë do të kenë mundësi të marrin pjesë dhe në aktivitetet e tjera.

AMC mbështet aktivitetet zyrtare, sportive, ato kulturore dhe argëtuese që qeveria shqiptare ka programuar për të zhvilluar të mërkurën në Kukës. AMC, në këtë ditë madhështore ka menduar të argëtojë të gjithë të rinjtë e kësaj zone dhe trevave të tjera. Pjesë e këtij organizimi janë dhe dhjetëra çadra ku të rinjtë dhe të ftuarit e tjerë mund të kalojnë natën. Nuk do të mungojnë dhe stendat ku do të ofrohet ushqim dhe pije. Por mbi të gjitha nuk do të mungojë mikpritja. Të gjithë janë të mirëpritur në këtë super argëtim që AMC sjell në Kukës./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit