Transmetuar më 15-04-2014, 17:26




Delfinët, peshqit dhe koralet janë ato që shihen më së shumti në det, por supermodelja Irina Shayk e ka kapërcyer këtë “zakon” duke e gjetur veten mes disa kafshëve të pazakonta për këto ujëra.
Modelja ruse u fotografua mes disa derrave ku shfaqej tejet sensuale me rroba plazhi, ndërsa nuk nguroi ta çojë më tej performancën e saj, pasi iu dhuroi kafshëve edhe një puthje.
Bukuroshja 28 vjeçare e veshur me bikini të zeza, u fotografua në ishullin e Exuma në Bahamas.
Me një bukuri natyrale e cila spikat tek ajo, Irina mahnit me linjat e saj dhe me lirshmërinë e këtyre pozave./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





