






Teksa e shikon duket si një lodër, apo si një robot i çfarëdoshëm. Por roboti K5 është real dhe ka një objektiv tejet ambicioz, të parandalojë aktivitetin kriminal duke patrulluar në lagjet e qytetit, ku nëpërmjet disa sensorëve, arrin që të kuptojë nëse dikush do të thyejë ligjin, apo do të bëjë ndonjë krim.
Mbi të gjitha ai di edhe të mbrohet, por pa folur. Ky është një projekt amerikan, i Knightscope, i cili së fundmi ka fituar një çmim për produktet më të mira teknologjike, gjatë një panairi të mbajtur në California (SHBA).
K5 mund të monitorojë një zonë të caktuar dhe të parashikojë nëpërmjet disa sensorëve, pasi ka edhe kamera që shikojnë në 360 gradë, dhe ai arrin që të njohë edhe fytyrat e njerëzve.
Falë mënyrës së krijimit të tij, K5 është në gjendje që të shikojë dhe veprojë si natën edhe ditën dhe në kushte të ndryshme meteorologjike.
Nëpërmjet syve të tij roboti mund të kuptojë gjeste të veçanta kërcënuese, apo edhe nëse dikush kërkon ndihmë.
Roboti është i pajisur edhe me veshë të cilët dëgjojnë ambientin përreth, dhe një sistem që regjistron targat e makinave që kalojnë, madje edhe një sensor për të matur cilësinë e ajrit.
Gjithë të dhënat e grumbulluara, siç shpjegon William Santana Li, themelues i kompanisë, mblidhen dhe dërgohen në një qendër analizash, ku jepet dhe alarmi mbi mundësinë e një krimi”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





