
Durrës, 15 prill 2014, NOA.al- Një i mitur i moshës 14 vjeçare, ka tentuar që ti japë fund jetës.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku i mituri në ambientet e banesës së tij ka rrëmbyer një thikë nga kuzhina dhe ka qëlluar veten në sy të prindërve.
Por ndërhyrja e familjarëve ka rezultuar vendimtare, pasi 14 vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ku falë ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se shkak për një veprim të tillë ishte bërë një qortim të vëllait, i cili në sy të prindërve i kishte folur që të mos shoqërohej me disa djem që sipas tij ishin "drogaxhinj" dhe ndodheshin në rrugë të keqe.
I prekur nga fjalët e të vëllait dhe i rënduar emocionalisht ai tentoi të largohej nga shtëpia, por u kap nga vëllai më i madh dhe u kthye brenda.
Pas kësaj ai u drejtua për në kuzhinë ku rrëmbeu një thikë dhe qëlloi veten në qafë. Nga hetimet e para të policisë dhe nga informacionet e familjarëve, thuhet se i mituri ishte në gjendje të rënduar empcionale./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





