
Kiev, 15 prill 2014, NOA.al- Agjencitë e lajmeve raportojnë për fillimin e ndërhyrjes së Ukrainës kundër rebelëve rusë në lindje të vendit.
Ato transmetojnë deklaratën e Aleksandar Turçinovit para Parlamentit ukrainas për fillimin e operacioneve. Putin e ka quajtur këtë “parambrëmje e luftës qytetare në Ukrainë”, që nga analistët komentohet si kërcënim.
Për fillimin e operacioneve ushtarake ka raportuar edhe Russia Today. Medvedev përmes Facebook-ut është shprehur se “sundimtarët e paligjshëm shpresojnë që kështu të vendosin rendin të cilin vetë e kanë rrënuar duke marrë pushtetin me kryengritje të armatosur”. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





