Transmetuar më 15-04-2014, 10:52

Tiranë, 15 prill 2014, NOA.al-  “Nuk ka më asnjë hapësirë për të kryer varrime në kryeqytet”, është njoftimi zyrtar që Bashkia e Tiranës ka marrë sot nga  Ndërmarrja e Shërbimit Funeral.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Bashkia e Tiranës shprehet se, kjo situatë ka ardhur nga bllokimi i buxhetit të Bashkisë e cila e ka të pamundur të kryejë shpronësimet e varrezave dhe realizimin e projekteve për krijimin e hapësirave të reja, varrezave murale dhe sistemimin e atyre ekzistuese.

Duke shprehur keqardhjen për situatën e krijuar, Bashkia e Tiranës, thotë se në emër të qytetarëve i kërkon kryeministrit të zhbllokojë menjëherë buxhetin e Bashkisë, në mënyrë që t’i jepet zgjidhje kësaj situate dramatike. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit