
Çaste terrori për një shtetas serb të Kosovës, pasi në mes të rrugës është grabitur me dhunë.
Autori, ishte një tjetër serb, shtetas i Kosovës. Ai është arrestuar pak orë pas ngjarjes, raporton korrespondenti i noa.al.
Ngjarja ndodhi dje në mëngjes në ora 08:20 në rrugën “Lola Ribar”, në Mitrovicë.
Serbi ishte duke ecur, pasi kishte dalë nga shtëpia, kur befas u përball me një tjetër serb i cili në mënyrë të dhunshme i ka marrë një zinxhir ari, duke ia shkulur nga qafa.
Menjëherë më pas, agresori është larguar. Viktima i plaçkitjes kërkoi ndihmën e Policisë së Kosovës. Pak orë më vonë, i dyshuari u arrestua dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje në kushte paraburgimi. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





