Transmetuar më 15-04-2014, 10:46

Berat, 15 prill 2014, NOA.al- Policia e Beratit ka bërë të mundur sot arrestimin e një 18 vjeçari, i cili akuzohet për abuzim seksual ndaj një të miture.
Policia informon se 18-vjeçari i arrestuar është shtetasi me iniciale A.H banues në fshatin Vidhisht të komunës Kuman, në Fier.
Ky shtetas akuzohet për ngacmim seksual ndaj 13-vjeçares me inicialet E.K nga fshati Flanik i komunës Kukalar.
Arrestimi i 18-vjeçarit është bërë pas denoncimit në policisë nga 13-vjeçarja.
Policia po vijon hetimet për këtë ngjarje. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





