Transmetuar më 15-04-2014, 08:39

Gjirokastër, 15 prill 2014, NOA.al-Policia e Gjirokastrës gjatë një operacioni të koduar  “Hëna e plotë” ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge, armësh dhe tritoli.

Policia informon se, specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rreth orës 01.00 , të mëngjesit të sotëm, morën informacionin, se një automjet tip benz po transportonte një sasi lënde narkotike nga Lazarati në drejtim të Fierit me destinacion Italinë  dhe për të shmangur postoblllkut të policisë në Ujin e ftohtë  do të përdorte rrugë dytësore.

Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor Gjirokastër- Uji i Ftohët , poshtë fshatit Hormovë  u bë kapja e automjetit  tip Benz me targa AA 804 AF, që transportonte lëndë narkotike si dhe e drejtuesit të automjetit   shtetasi  Shpëtim Sinani, 42 vjeç,  si dhe të shtetasit O.S, 16 vjeç, të dy nga fshati Humelicë i rrethit Gjirokastër.

Sipas policisë nga këqyrja e automjetit rezultoi se në bagazh të tij kishte 21 pako me peshë të ndryshme gjithsej rreth 50 kilogramë Mariuanë.

Operacioni ka vijuar duke ushtruar kontroll banese në banesat e shtetasve të arrestuar në flagrancë , ku gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Shpëtim Sinani , u gjetën dhe u sekuestruan një arsenal armësh e municionesh si, një automatik model 56, një pistoletë TT, granatë dore së bashku me ndezësin, dy kallëpe tritol sëbashku me kapsollat detonatore dhe fitilin, 1650 fishekë model 56, 1500 fishekë pistolete. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit