Transmetuar më 15-04-2014, 08:31

Tiranë,15 prill 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e marte, 15 prill 2014.

Gazeta “Panorama”, hapet me shkrimin, “Si u transferua, vetëvrasja pas largimit nga puna, zbulohet shkresa. Drejtoresha e PS në Korçë, firmosi shkarkimin me 4 prill.

-Ish shefi i krimeve të Burrelit, me hoqën nga punë se piva kafe në vitin 2007. Tani po më sorollatin. Po punësohen të inkriminuarit.

-Kodheli, letër Llallës, reago mbi akuzat e PD për ushtrinë.

Gazeta Shqiptare” hapet me  shkrimin, “ Shqipëri-Kosovë projekti i bashkëpunimit ushtarak. Zbardhet dokumenti, akademia e përbashkët për mbrojtjen.

-Kthimi i pronave, Strasburgu publikon formularin e ankesave në gjuhën shqipe. Procedurat e aplikimit dhe rastet që pranohen.

-Edi Rama në Katar prite me flamur të deformuar.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “ Administrata gati konkurse. Qeveria rinis konkurset sipas ligjit të ri për nëpunësit civil.

-Dëshmia e shokut të qelisë. Ditët e fundit me Kudretin. Gardiani grek na urrente

-Reforma territoriale, Lulzim Basha paralajmëron protesta

Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin, “ Kallëzim për pajisjen e përgjimit.

-Basha mbledh vendoret . Reforma nuk mund te behet pa opozitën.

Gazeta “MAPO”, hapet me shkrimin, “Konflikti me ish-kryeprokuroren.  Ina Rama, padi për presidentin në gjykatë.

-Grabitet me armë lokali i deputetit Frroku.

-Meta: PD i vuri pa dashje një medalje në gjoks Tahirit

-Basha: Tre jo-të  për reformën territoriale  pa opozitën

Gazeta “Koha Jonë”, ka si shkrim kryesor, “ Kryetari i selisë blu, Lulzim Basha, paralajmëroi dje fillimin e valës së manifestimeve kundër kryeministrit Edi Rama. PD: Gati për protesta. Lajmërohen me urgjencë të kthehen në Tiranë nga emigracioni i pas 23 qershorit të vitit të kaluar, demokratët e "frontit të hekurt"

-Kryeministri Edi Rama në Katar për marrëveshje me disa dhjetëra milionë euro.

-Mimoza Hafizi: Nuk kemi opozitë serioze në Parlament.

Gazeta, “Shqiptare.com” hapet me shkrimin, “Lista e plote. Karburantet. Pikat qe abuzojnë me cilësinë dhe parametrat e naftës.  Inspektorati Teknik publikon emrat  e 45 pikave të shitjeve që tregtonin në mënyrë të pandershme.

-Dy padi të reja për Imamin, abuzim me përgjimet e SHIUT.

-Projektligji/ Familjarët e një polici që vritet përftojnë shtëpi nga shteti.  /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit