





A e dinit se jo të gjitha ushqimet nuk vendosen në frigorifer ashtu siç janë? Ka disa prej tyre, të cilat, nëse i vendosni në ftohës mund të humbin vlerat e tyre ushqyese. Ja cilat janë disa prej tyre dhe arsyet pse nuk vendosen në këtë pajisje…
Agrumet nuk mund të ruhen në frigorifer, sepse i ftohti mund t’i bëjë të hidhura.
Gjalpi prishet shumë shpejt. Pasi hapet, ai duhet të mbështillet me letër plastike dhe duhet lënë larg ushqimeve të papërpunuara dhe për pak ditë.
Mishi, ashtu si peshku, duhet të ruhet në zonën ngrirëse të frigoriferit dhe jo në atë ftohëse. Mishrat duhet të mbështillen shumë mirë me letër alumini dhe të ruhen në enë hermetike apo në qese të posaçme për ngrirje.
Vezët mund t’i ruani në frigorifer për një muaj, por mos i vendosni ato pranë ushqimeve që kanë një aromë të fortë.
Qumështi duhet të mbahet mundësisht në një shishe qelqi të mbyllur, sepse ai ka tendencë të marrë aromat e ushqimeve të tjera.
Perimet duhet të vendosen në pjesën më pak të ftohtë të frigoriferit, në kutitë e posaçme. Ato nuk duhet të lahen përpara se të futen në të, por duhet të pastrohen nga pjesët që duhen hedhur.
Frutat kanë tendencë që ta humbin shijen e tyre në frigorifer. Ndaj ato duhet të konsumohen të freskëta dhe në një kohë të shkurtër.
Lëngjet mund të konservohen në frigorifer për dy ose tri ditë, të mbyllur hermetikisht në mbajtëse qelqi.
Ndërkaq, ju kujtojmë se frigoriferi duhet të gradohet të paktën poshtë 4°C, në mënyrë që ushqimet të mos prishen ose që mos të formohen baktere. Ai duhet të mbahet gjithmonë i pastër./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





