Transmetuar më 14-04-2014, 21:14

Modelja e famshme 21 vjeçare, Kate Upton ka deklaruar se dëshiron të ketë gjoks më të vogël. Kjo nuk është e vetmja femër me forma të lakuara dhe e bëshme që ka një dëshirë të tillë. Simona Ventura gjithashtu ka pranuar se ka bërë një ndërhyrje në gjoks duke e zvogëluar atë, për shkak sepse nuk i pëlqente më.

“Do doja të kisha një gjoks më të vogël në mënyrë që të isha në gjendje të vishja rroba banjoje të vogla. Dy herë në ditë e shpreh një dëshirë të tillë”, tha 21-vjeçarja, e cila gjithsesi thotë se është krenare për format e saj që janë shumë të ndryshme nga modelet e tjera.

“Jam krenare për trupin tim dhe kështu duhet të ndihet çdo vajzë e re. Duhet të pranosh veten ashtu siç je dhe kjo është rruga e vetme për të qenë e lumtur dhe në paqe me veten, është shprehur Upton. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit