





Lëkura dhe veçanërisht, fytyra juaj ka nevojë për kujdesje të vazhdueshme. Por jo të gjithë kemi kohën dhe mundësitë e duhura monetare për të kuruar fytyrën tonë, herë pas here tek estetistët. Më poshtë po ju sugjerojmë disa maska të thjeshta që mund t’i pregatisni në kushte shtëpie.
Maskë me avokado– Pasi të konsumoni avokadon, mos e hidhni lëkurën e saj poshtë. Përdoreni atë për të lyer fytyrën, në mënyrë që ajo të hidratohet, pavarësisht ngjyrës së avokados.
Maskë me mjaltë dhe banane- Shtypni një banane në formë pureje dhe përzijeni me pak mjaltë. Më pas lyeni me të fytyrën dhe mbajeni për disa minuta. Këshillohet ta aplikoni në mëngjes.
Maskë me lule– Thërmoni stika dhe përziejini me petale lulesh të freskëta dhe të thara. Më pas shtoni pak livando. Aplikojeni në pjesë të fytyrës dhe mbajeni 2-3 minuta, jo më shumë.
Maskë me portokall– Shtrydhni pak portokall të freskët në një gotë. Shtoni pak sheqer kokërr dhe më pas aplikoni maskën në fytyrë. Lëreni për disa minuta dhe në fund shpërlajeni me ujë rtë freskët. Shërben për të hequr qelizat e vdekura dhe për t’i dhënë shkëlqim lëkurës.
Maskë me kungull– Gjeni një kungull nga ata të Halloween dhe shtrydheni në mikser deri sa të dalë i gjithë lëngu. Pasi të bëhet si një masë e trashë dhe voluminoze, hidhini pak sheqer. Aplikojeni në fytyrë dhe pastrojeni me kujdes. Ngop lëkurën me vitamina dhe është e pasur me antioksidantë. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





