Transmetuar më 14-04-2014, 20:10

Julia Gnuse është femra që ka më shumë tatuazhe të pikturuara në trupin e saj. rreth 95% e trupit të Julia-s është e mbuluar nga boja. Ajo thotë se ka shumë tatuazhe në trup dhe se më i preferuari është një pjesë çokollate që ka në shpinë.

Ajo ka realizuar tatunë e parë para 20 vitesh, kur ishte 35 vjeç, e detyruar për shkak të një çregullimi gjenetik dhe që prej atëherë ajo ka vazhduar të pikturojë çdo pjesë të trupit.

Njihet ndryshe si  “Gruaja e ilustruar” dhe mban Rekordin Botëror Ginues si femra më e tatuar në botë. Por kjo nuk qe thjeshtë një tekë e Julia-s. Siç e përmendëm më lart, ajo vuante nga një lloj sëmundje e rrallë lëkure.

Nëse ekspozohej në diell, atëherë i gjithë trupi i mbushej me puçrra e plagë dhe për këtë ajo detyrohej të rrinte vetëm në errësirë, ndaj gruaja nga Kalifornia vendosi të bënte tatuazhe në të gjithë trupin sapo zbuloi (fillimisht nga një tatuazh në këmbë) se boja e përdorur do ta ndihmonte atë që të jetonte edhe duke iu shfaqur rrezeve të diellit./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit