Transmetuar më 14-04-2014, 19:45

Një mashkull ka vendosur të shndërrohet në model, pasi i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal, për shkak të dhunës që i shkatërroi fytyrën, disa kohë më parë.

Richie Robins u sulmua nga një bandë me 6 persona, pasi u përpoq të shpëtonte një grua nga dhuna e kriminelëve, në një klub nate. Ai u dëmtua aq keq saqë iu desh t’i nënshtrohej kirurgjisë plastike për të rregulluar hundën e thyer, nofullat dhe pjesën e syve.

Para dy javësh, ai vendosi të marrë pjesë në një fashion show në Londër, ku tërhoqi vëmendjen e shumë femrave për shkak të fizikut dhe pamjes së tij.

“Gjatë tre muajve të parë, nervat në fytyrën time ishin aq shumë të dëmtuara saqë më dukej sikur më kishte shtypur një kamion në fytyrë dhe nuk guxoja të bëja lëvizje të pakontrolluara. Mendova se nuk do të mund të bëhesha kurrë  një model, gjë që e kam dëshiruar prej kohësh. Mirëpo ja që mrekullitë mund të ndodhin dhe tashmë unë kam nëj fytyrë edhe më të mirë se ajo që kisha më parë”, shpjegoi Robins. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit