Transmetuar më 14-04-2014, 18:47

Ky është horoskopi ditor për ditën e martë, 15 prill 2014 që Noa.al sjell për ju. Do të jeni tejet optimistë gjatë orëve të para të kësaj dite. Do të merrni disa propozime shumë interesante.  Edhe pjesa tjetër e ditës do të jetë në këtë ritëm pozitiviteti.

Dashi

Do të keni dëshirën për të ecur përpara gjatë kësaj dite. Disa ide shumë të mira do të qarkullojnë në mendjen tuaj por nuk do të keni mundësitë e duhura për t’i realizuar. Këshillohet të tregoheni më të vetëpërmbajtur në aspektin financiar.

Demi

Me sa duket, kjo ditë do të jetë shumë pozitive për ju. Prezenca juaj do të bëhet e nevojshme për disa persona dhe në këtë mënyrë do të mund të rregulloni edhe reputacionin përpara të tjerëve. Do të keni disa shqetësime në aspektin shëndetësor, por nuk është asgjë shqetësuese. Nëse do të merrni disa shuma parash, bëni mirë t’i shpenzoni me kujdes. Mos kërkoni hua.

Binjakët

Potenciali juaj do të përqendrohet i gjithi në mënyrën tuaj të komunikimit me të tjerët.  Do të keni kuriozitet të madh për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve të disa personave gjatë kësaj dite. Duhet të merrni disa masa ekstreme në aspektin financiar, pasi nëse vazhdoni me këtë ritëm do të ngeleni pa asnjë lek.

Gaforrja

Yjet parashikojnë për ju ndeshjen e sekretit dhe atmosferës së komunikimit masiv me personat që ju rrethojnë. Është koha e duhur për të treguar aftësitë tuaja bashkëvepruese dhe konfidenciale. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje këshillohet të shkoni tek mjeku.

Luani

Do të ndiqeni nga fati gjatë kësaj dite, por do të duhet të tregoheni më të kufizuar për disa veprime dhe reagime në lidhje me disa persona. Nëse po pregatiteni për ndonjë projekt, duhet të punoni shumë për të pasur rezultatet që dëshironi. Kujdes me marrëdhënien me familjarët.

Virgjëresha

Nëse mendoni se keni shumë gjëra për të bërë gjatë kësaj dite dhe nuk do t’ia arrini dot, e keni shumë gabim, ose jeni shumë dembelë. Duhet të jetoni momentin dhe të mos iu ikin nga duart shanset që do t’ju paraqiten. Mos u bëni pasivë dhe mos kini frikë nga problemet e mundshme që mund të paraqiten. Është e rëndësishme të dini të veproni në skuadër.

Peshorja

Duhet të largoheni nga disa kujtime të së shkuarës dhe të nisni një etapë të re në jetën tuaj. Jo çdo gjë është bardh e zi. Reduktoni aktivitetin fizik dhe nisni të perfeksiononi aftësitë tuaja në fushën e financës dhe ekonomisë. Qetësohuni dhe tregoni më shumë vetëbesim.

Akrepi

Duhet të tregoheni të kujdesshëm për gjërat që thoni dhe mënyrën e si i thoni ato. Sa më shumë premtime të jepni, pavarësisht momentit apo dashamirësisë ndaj të tjerëve, aq më shumë do ta keni të vështirë t’i realizoni ato që thoni. Bëni kujdes!

Shigjetari

Mos e zhgënjeni partnerin, studentët, fansat apo klientët tuaj sot. Bëni gjithçka që mundeni për të mbajtur fjalën e thënë. Sot do të duhet të përpiqeni së tepërmi për të ndihmuar dhe përkrahur të tjerët.

Bricjapi

Do të jeni më shumë të përqendruar në pastrimin e shtëpisë dhe kalimin e kohës me miqtë e familjarët tuaj. Do të doni t’i lini pas dore problemet e punës dhe do të doni të s’lodheni me personat tuaj të zemrës. Do të përqendroheni në disa sfida të momentit, por gjithsesi, në fund të ditës do të ndiheni të lodhur. Bëni një vizitë tek mjeku.

Ujori

Vazhdoni jetën tuaj në mënyrë të qetë dhe mundohuni të zbuloni se cilat janë talentet tuaja. Ndoshta ka ardhur momenti që ata që janë pranë jush t’ju vlerësojnë për talentet që keni në sport, elektronikë, mjekësi, programime etj. Do të tregoheni të thjeshtë dhe modestë. Kjo do të bëj që të jeni në qendër të vëmendjes nga të tjerët.

Peshqit

Do të ndiheni të lodhur fizikisht gjatë kësaj dite. Çdo ngacmim i jashtëm do të ndikojë negativisht tek ju. Do të doni të jeni nën shoqërinë e personave që ju bëjnë të ndiheni mirë, edhe pse nuk do të mungojë dëshira për të ndryshuar ambient. Tregohuni të kujdesshëm sot./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit