
Blue Panorama Airlines konfirmon vazhdimësinë e operimeve dhe interesin e një Investitori Ndërkombëtar. Të gjitha fluturimet dhe aktivitetet janë plotësisht të garantuara dhe do të vazhdojnë pa ndërprerje
Romë, 14 Prill 2014 NOA.al – Kompania Blue Panorama Airlines konfirmon zyrtarisht vazhdimin e fluturimeve të saj dhe interesimin e një investitori ndërkombëtar për t’u bërë pjesë e saj.
Michele Sabatini, nga zyra shtypit të Blue Panorama Airlines informoi se më 27 Janar Blue Panorama Airlines ka depozituar kërkesën për t’u pranuar në procedurën e Administrimit të Jashtëzakonshëm dhe si rrjedhojë ndërprerjen e vazhdimësisë së Procedurës së Falimentit.
Më 17 Mars 2014, Gjykata e Romës ka emëruar komisionerin, duke konfirmuar që menaxhimi i kompanisë do të bëhet nga themeluesi dhe presidenti i Blue Panorama Airlines.
Të gjitha fluturimet dhe aktivitetet janë plotësisht të garantuara dhe do të vazhdojnë pa ndërprerje.
Kompania ka publikuar në sistemin e shitjeve të gjitha operimet me distanca të gjata deri në 28 Mars 2015.
Franco Pecci, Presidenti i Blue Panorama Airlines, konfirmon “ekzistencën e negociatave për hyrjen në kompani, të një investitori ndërkombëtar”. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





