Transmetuar më 14-04-2014, 17:27

Tiranë, 14 prill 2014, NOA.al- Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë një takimi me Drejtorët e Drejtorive Arsimore u shpreh se platforma e re në shkollë është një gur themeli për shkollën pasi është një platformë që do të bashkojë të gjithë njerëzit brenda sistemit, si dhe qeverinë e prindërit, duke realizuar një sërë programesh t reja siç është regjistri elektronik që do t’i japin mundësinë prindërve dhe mësuesve eksesin për tu njohur me ecurinë e fëmijëve në shkollë.

“Ju jeni në dijeni për ecurinë e punës me maturën shtetërore. Jemi të inkurajuar nga rezultati i maturës por faktin se 81 mijë studentë aplikuan online. Rikonceptimi i një sërë elementësh të maturës shtetërore si dhe përfshirja e gjuhës së huaj si një provim i ri janë elementë të përfshirë si rezultat i një komunikimi të vendosur me të gjithë mësuesit në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Sipas tij, ky është një projekt i bazuar në një filozofi të re, ku mësuesi është në qendër të referimit, ashtu siç duhet të jetë gjithmonë e më shumë edhe prindi. Falë kontributit të mësuesve kemi një ristrukturim të qenësishëm të altertekstit, i cili nuk përfshin rreth 150 tekste të skualifikuara nga mësuesit.

“Është e qartë se sa e paçmuar është qasja ndaj mësuesit si një burim këshillimor. Opinioni i mësuesit është i sigurt dhe lexohet ashtu siç duhet. Jemi shumë të inkurajuar sot, në krahasim me 6 muaj më parë, në lidhje me grafikën kurrikulare. Është bërë një punë e shkëlqyer nga ministria për të ecur me shpejtësi drejt bashkimit të teksteve mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ka ardhur fill pas mbledhjes në Prizren”, u shpreh ai

Kryeministri vijoi më tej duke deklaruar se “Jemi optimistë për këtë dhe besojmë se shumë shpejt do të kemi jo vetëm kornizën e përbashkët, por edhe do të shihet se sa përfitueshmëri të lartë do të ketë ky proces për ne”./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit