
I gjithë territori shqiptar gjate pjeses se pare te dites së martë 15 prill 2014 pritet të dominohet nga kthjellime dhe vranesira te here pas-hereshme.
Shërbmi Metereologjik MeteoAlb thotë për NOA.al se orët e pasdites do te sjellin zhvillim te vranesirave duke rrezikuar shira, si fillim ne veri dhe veriperendim e me pas gradualisht duke perfshire te gjithe territorin e vendit.
Shirat do te jene me intensitet te ulet.
Megjithate here pas here do te kete edhe carje me kthjellime.
Parashikohet qe situata e motit te vijoje e paqendrueshme edhe gjate nates.
Temperaturat e ajrit do te jene pothuajse konstante gjat6e mëngjesit, por mesdita do te sjelle 3 – 4 grade renie te temperaturave ne vend.
Era do te fryje e lehte deri mesatare duek arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do te beje qe dallgëzimi ne det te arrije deri ne 2 balle.
Europa
Moti– E marte, 15 prill 2014
Vendet mesdhetare si edhe Europa juglindore do te dominohen nga vranesira dhe reshje te te dobeta shiu.
Po ashtu me kushte te paqendrushme atmosferike do te paraqiten Europa veriore dhe ajo Lindore ku vranesirat dhe shirat do te jene dominuese, situate kjo e ndikuar nga prezenca e nje qendre me presion te ulet atmosferik me shtrirje nga Skandinavia deri ne Rusi.
Ndersa me mot te kthjellet do te paraqitet serish: Europa jugperendimore, Europa veriperendimore si edhe ajo Qendrore. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





