Transmetuar më 14-04-2014, 16:08

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, gjatë natës së mbrëmshme në MTV Movie Awards ka rezëllitur duke mbajtur veshur një fustan të zi, të gjatë, ku binte në sy më së miri dekolteja e saj bujare.
Ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke kombinuar më së miri me fustanin, edhe modelin klasik të flokëve. 23-vjeçarja ishte në këtë event për të prezantuar çmimin e “performancës më të mirë pa bluzë”, çmim që e fitoi aktori Zac Efron.
Rita e ka zhveshur aktorin në skenë, duke mos treguar aspak delikatesë, por duke dalë pas tij, e duke i tërhequr lehtë këmishën që Efron mbante veshur. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





