Transmetuar më 14-04-2014, 15:29

Natën e mbrëmshme, gjatë spektaklit në MTV Movie Awards, pamja e këngëtares Rihanna ishte disi e pazakontë dhe ndryshe nga të tjerat. Ajo ishte e veshur si për shtrat. Zgjedhja e këngëtares 26 vjeçare ishte një mantel i bardhë i gjatë dhe poshtë tij, një kostum të bardhë që i tregonte hijshëm këmbët.

Fillimisht, manteli i saj qëndronte i mbyllur dhe nuk nxirrte në pah pothuaj asgjë, por më pas, kur objektivat e aparateve u fokusuan mbi të, ajo thuajse e zhveshi, duke nxjerrë në pah dekoltenë dhe këmbët.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ajo performoi këbgën “Monster”, në bashkëpunim me reperin Eminemin. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit